Kronika

E rëndë/ Hedh nga shkallët bashkëshorten shtatzënë, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e djeshme, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe e ka hedhur nga shkallët.

Në pranga ka rënë shtetasi Rezart Zani 40 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, 40 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtatzënë A. Sh., 39 vjeçe në banesën e tyre në rrugën “Ali Demi”.

39 vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë 40 vjeçarin të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button