Ekonomia

TIA-Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, miraton ndryshimin e kontratës

Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, miratoi në mbledhjen e së martës ndryshimin e kontratës që i heq ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare Tirana International Airport, që parashikohet marrëveshja fillestare e konçesionit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Tirana Airport Partners sh.p.k..

Përfaqësues të ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, u shpreh se amendimi i marrëveshjes fillestare të koncesionit për aeroportin e Rinasit i mundëson palës shqiptare, çeljen e aeroporteve të tjera në vend.

Pas disa muajsh negociatash, marrëveshja është finalizuar dhe është nënshkruar në Ministrinë e Transporteve nga përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të kompanisë koncesionare që menaxhon aeroportin e Rinasit.

Që prej datës 23 prill të vitit 2005, Aeroporti “Nënë Tereza” menaxhohet nga Tirana International Airport dhe sipas kontratës fillestare koncesionare, kontrata do të ishte e vlefshme deri në vitin 2025.

Me amendimin e marrëveshjes fillestare koncesioni do të zgjatet dhe më tej, në varësi të aeroporteve që pala shqiptare do të vërë në funksion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button