Politika

Emërimet në burgje, Ristani: Shteti i Ramës trajtohet si plaçkë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka publikuar sot një letër të zv. Drejtorit të Burgjeve dërguar kryeministrit për punësimet në këtë drejtori.

Shteti i Edi Ramës tha ai, është një shtet që trajtohet si plaçkë, që ndahet mes aleatëve si tortë e pushtetit.

“Kemi sot këtu, një letër konfidenciale që zëvendësdrejtori i përgjithshëm burgjeve, Bledar Skenderi, ia drejton Edi Ramës, ku tregohet se si, në të vërtetë, kryhen punësimet në shtetin e Edi Ramës. Zyrtari i Lartë ankohet se LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit. Ky zyrtar ankohet se disa drejtorë burgjesh, punësojnë njerëz sipas dëshirave të tyre dhe nuk marrin në konsideratëe listën zyrtare me emra që i ka çuar Partia Socialiste. Ai i sugjeron Ramës që Partia Socialiste duhet të marrë nën drejtim burgun e Fierit pasi aty ka 700 vende pune”, deklaroi Arben Ristani.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të mblidhen në protestën e të enjtes në orën 10.00 në dyert e Parlamentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button