Ekonomia

SH.A. “Kripa” Vlorë, si i treti miliona euro neglizhenca e administrimit. Ja shkeljet

“Kripa Vlorë” sh.a., është gjetur në shkelje të rënda financiare që kanë ardhur si rezultat i keqmenaxhimit. Këtë nënvizon Ministria e Financave gjatë kontrollit të kryer pranë këtij subjekti.

Kompania përveçse nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet që i takon për mirëfunksionim dhe mirëmenaxhim në mënyrë që të siguroheshin të ardhura, ka mbijetuar vetëm falë pagesave nga buxheti, ndërkohë që gjithë institucionet që e kanë pasur nën mbikëqyrje ish-METE dhe ish-MZHETTS kanë mbyllur sytë.

Rezultati është shkelja e kontratave të ndryshme që kanë rezultuar në mungesë investimesh dhe rritje punësimi si dhe lejimi selektiv i ushtrimit të aktivitetit të subjekte specifike që nuk kanë derdhur asnjë lek në buxhet.

Gjetjet e auditit

– Shoqëria ka lejuar ushtrimin e aktivitetit privat në pasurinë e shoqërisë (truall dhe ndërtesa) nga viti 2010 e në vijim, pa kontratë, pa vjelë të ardhura për shoqërinë, ose moslargimin e tyre, si dhe lejimin e banorëve të zaptojnë ndërtesa/truall në pronë të shoqërisë, pa kontratë qiraje, ose moslargimin e tyre, vlerësohet në moszbatim të detyrës funksionale për ruajtjen e pronës publike.

– Shoqëria ka penguar zbatimin e kontratës së lidhur më datë 13.10.2011, me afat 20 vjet, nga ish -METE, me një subjekt privat, për dhënien me qira të objektit me sip. të përgjithshme 15.000 m2, për “Ngritjen dhe funksionimin e një Parku Biznesi”, me pasojë moskryerjen e investimeve kontraktore në vlerën 2,3 milionë euro, mospunësimin e 110 vetë, mosrealizim të të ardhurave të parashikuara për 20 vjet nga kjo kontratë për rreth 133 milionë lekë të ardhura të munguara për shoqërinë dhe buxhetin e shtetit, për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës nga ish-METE më 30.09.2014, për shkak të mosdorëzimit të objektit të dhënë me qira.

Nuk dokumentohet asnjë përgjegjësi për mosdorëzimin e objektit të kontratës, me pasojë dështimin e realizimit të kësaj kontrate me investime të konsiderueshme, si dhe me pasoja ekonomike e sociale për shoqërinë dhe qytetin.

– Referuar ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, neni 187, pika 1, germa “ç”, nëse shoqëria nuk ka kryer veprimtari tregtare për dy vjet dhe nuk është njoftuar pezullimi i veprimtarisë, në përputhje me pikën 3, të nenit 43 të ligjit nr.,9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, përbën shkak ligjor për prishjen e shoqërisë. Sipas nenit 189 të këtij ligji, prishja e shoqërisë aksionere ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit në gjendjen e aftësisë paguese, sipas nenit 190 të këtij ligji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button