Sporti ne bote

Manchester City në finale të Botërorit të Klubeve, mposht lehtësisht skuadrën japoneze

Gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve ka qenë si një ndeshje stërvitore për skuadrën e Guardiolës, teksa fitoi pastër 3-0 ndaj Urava Reds të Japonisë.

Ndeshja u hap me një autogol të vendasve në fundin e pjesës së parë. Në fillimin e të dytës, ishte Kovaçiç ai i cili çoi shifrat në 2-0 me një gjuajtje në kufijtë e zonës, ndërsa në minutën e 59, Bernardo Silva vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Kampionët e Anglisë janë tashmë në finale, aty ku do të përballen me brazilianët e Fluminense. Ndeshja do të luhet këtë të premte, në orën 19:00 në Arabinë Saudite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button