Bota

Obama bën për të qeshur për herë të fundit Uashingtonin

Për herën e tetë dhe të fundit, Barack Obama, një argëtues i madhë i mbrëmjes gala vjetore të personave të lidhur me Shtëpinë e Bardhë, i dhuroi dje në mbrëmje gjithë Uashingtonit humor djegës mbi median, republikanët por mbi të gjitha mbi Donald Trump.

“Është një nder të jem në të fundit, dhe ndoshta të fundit darkë të korrespondentëve. Ju dukeni të gjithë në formë. Republika në fundin e saj kurrë nuk ka pasur një pamje kaq vezulluese”, tha ai në hyrje të një fjalimi që tradita e kërkon të jetë gricës.

Në këtë takim që është bërë i pashmangshëm me kalimin e viteve, që jepet në nder të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë po ku paraqiten edhe presonalitete politike me kostume elegante dhe aktore me fustane të gjata, komandanti duhet t’i bëjë për të qeshur duke vënë në lojë aktualitetin e vitit.

“Vitin e ardhshëm do të kemi një president të ri, nuk e dimë se cila do të jetë ajo”, bëri ai shaka me një aludim të drejtpërdrejtë mbi Hillary Clinton, por duke përshëndetur gjithashtu Bernie Sanders, i vetmi kandidat i presidencialeve i pranishëm në këtë darkë.

“Jam i mërzitur Bernie që ke mbajtur distanca me mua. Nuk është diçka që bëjmë me shokët”, i tha Obama kandidatit të primareve demokrate shpesh i cilësuar si komunist.

Por presidenti nuk haroi zonjën Clinton dhe polemikat e shumta rreth moshës së saj, “duhet ta pranojmë, Hillary që përpiqet të joshë të rinjtë, është njësoj si një teto e vjetër që regjistrohet në Facebook”.

Çfarë bën Donaldi?

Por në qendër të diskursit, presidenti Obama vendos miliarderin Trump, i zakonshëm në këtë takim, por që mungonte këtë vit.

“Jam pak i trishtuar nga mungesa e tij. U kënaqëm aq shumë herën e kaluar dhe është e habitshme, këtu ka një sallë plot me mbështetës, yje, kamera dhe ai tha jo! Mos ndoshta kjo darkë është të biesh shumë në sy për Donaldin? Çfarë mund të bëjë ai në këtë çast? Të hajë një biftek Trump? Të shkruajë mesazhe fyese për Angela Merkel në Twitter?”, pyet Barack Obama.

Gjatë fjalimit, Obama luajti edhe me njohuritë mbi politikën e jashtme të Trump, “ai kaloi gjithë vitin duke takuar krerë të të gjithë botës si, Mis Suedia, Mis Argjentina, Mis Azerbaxhani”. Në aludim me të gjitha konkurset e bukurisë të drejtuara nga Trump.

Presidenti kritikoi me ironi edhe median që i ka dhënë kaq shumë hapsirë miliarderit, “një kopertinë e denjë e përshtatur për seriozitetin e kësaj kandidature. Ju mund të jeni krenarë për veten”.

Me një regjistër më serioz, ai i bëri homazhe ish-korrespondentit në Teheran të “Washington Post”, Jason Rezaian, që u lirua në janar pasi kaloi 18 muaj në burk në Iran.

Për sa i përket popullaritetit të tij në ngritje ndërkohë që po mbyll mandatin, Barack Obama bëri një aludim kur ka konsumuar për herë të fundit “bar” kur ishte student. “Herën e fundit që fluturoja kaq lartë, përpiqesha të vendosja se në çfarë do të specializohesha në universitet”, tha ai.

Më pas presidenti, dukshëm i prekur, la të bier mikrofonin në fund të performancës së tij me fjalët “Obama out” (Obama, mbaroi), një gjest që yjet në kulturën pop bëjnë për të nënkuptuar se shfaqja e tyre ishte aq e mirë se që nuk ka më gjë për të shtuar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button