☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.51 ▼1.24%
ARI 4,037 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,292 ▼ -1.6% ETH $2,326 ▼ -1.91% XRP $1.2929 ▼ -2.86% SOL $100.6300 ▼ -2.38%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Reforma zgjedhore Mediu: Të domosdoshme listat e hapura dhe numërimi elektronik

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane deklaroi nga Shkodra se zgjedhjet e lira janë prioriteti i opozitës. Ai këmbëngul që reforma zgjedhore të përfshijë dhe listat e hapura dhe numërimin elektronik të votave.

Kryerepublikani Fatmir Mediu ka nisur takimet me struktirat në rrethe. Sipas materialit te shpërndarë për median nga forca e tij politike Mediu deklaroi në Shkodër mbi gjendjen e rende ekonomike dhe politike ne vend.

“Shteti i pretenduar ligjor është zëvendësuar me krimin e lidhur me pushtetin që gjobit biznesin, reformat janë vetëm koncensione me paratë publike për përfitime korruptive. Largimi i bizneseve dhe kapitaleve dhe mungesa e klimës për investime janë alarm për Shqipërinë” theksoi zoti Mediu gjate ketij takimi.
Mediu tha se e djathta ka si qëllim kryesor garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe qeverisjen e vendit me një platformë që i jep zgjidhje krizës.
“Bashkëpunimi me biznesin, rininë, të përndjekurit dhe pronarët janë rruga e suksesit të opozitës. Qeveria e pazareve PS-LSI apo prishja e pazareve të tyre nuk mund të jenë shpresa e së djathtës.
Reforma zgjedhore dhe vetëm reforma zgjedhore, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është detyra Nr.1 e opozitës, prandaj nuk mund të humbasim asnjë çast për të garantuar votën e lire nëpërmjet votimit dhe numërimit elektronik si dhe t’i japim të drejtën votuesve të gjykojnë me votë se kush duhet të jetë deputet në Kuvend”.
Sfida e republikanëve është që të fitojnë një deputet në qarkun e Shkodrës

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.