Ekonomia

“Gjoka Konstruksion”, fituese e koncesionit për Rrugën e Arbrit

Kompania “Gjoka Konstruksion” është fituesja e konçesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Komisioni i dhënies me konçesion të procedurës me objekt “përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”, përfundoi shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave të paraqitura në sistemin elektronik duke shpallur fituese shoqërinë “Gjoka Konstruksion”.

Në një njoftim për shtyp, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se, nga shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar në sistemin elektronik në këtë procedurë rezultoi se operatori ekonomik “Adem Pojani” dhe shoqëria “Alb-Star” sh.p.k. kishin paraqitur secila disa dokumente të cilat nuk përmbushnin kriteret e kërkuara, për këtë arsye, komisioni vendosi skualifikimin e të dy operatorëve.

Sipas MIE, dokumentacioni i shoqërisë “Gjoka Konstruksion”, rezultoi se kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor në përputhje me kërkesat e dokumenteve të procedurës konkuruese dhe komisioni vendosi ta kualifikojë ofertën për fazën e vlerësimit.

Gjatë fazës së vlerësimit, kjo ofertë u shpall fituese pasi u trajtuan elementët e propozimit teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes; ndikimin mjedisor; ndikimin social; afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare, citon njoftimi i MIE-s.

Pas shpalljes se kompanisë fituese të garës, autoritetet shtetërore tashmë do të angazhohen për negocimin e kontratës koncesionare, firmosja e të cilës i hap rrugën përgatitjes së fillimit të punimeve në terren.

Vlera e projektit për ndertimin e kësaj rruge është llogaritur 33.6 miliardë lekë, ose afro 254 milionë euro. Konçesioni ishte kërkuar në pranverën e këtij viti nga kompania “Gjoka Konstruksion”, ndërkohë që tenderi është zhvilluar në fillim të tetorit.

Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 73.5 kilometër. Nga këto 20.1 kilometër janë ndërtuar me paratë e buxhetit, ndërkohë që 15 kilometra të tjerë janë ndërtuar pjesërisht.

Volumi më i madh i punimeve ngelet i papërfunduar. Ndërtimi i këtij aksi bëhet sipas skemës 1 miliard euro, ku kompanitë do të investojnë vetë në vepra publike dhe do të paguhen nga buxheti i shtetit me këste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button