Kosova
Fajon: Jam kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi
“Çdo ndryshim kufiri është çështje shumë sensitive. Nuk e mbështes një ide të tillë sepse frikësohem se do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin duke shkaktuar destabilizim. Kjo më brengos mua dhe shumë shtete brenda BE-së. Shpesh po dëgjoj që çdo ditë e më shumë liderët e BE-së po e kritikojnë qëndrimin e Mogherinit sepse ka edhe udhëheqës tjerë në Ballkan që duan ndryshimin e kufijve.
Në fund kush pyet se çfarë do të ndodhë me njerëzit?
Ajo që politikanët duhet të bëjnë është që të gjejnë zgjidhje që çon drejt normalizimit të jetës pa manipulime dhe pa popullizëm”, ka thënë ajo.