Kronika

Konfiskohen llogaritë e Ismailajt

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e llogarive bankare të Kastriot Ismailajt, ish-administratorit të DIA-s. Më konkretisht, llogaritë bankare të konfiskuara janë me vlerë 3,2 milionë dollarë dhe tjetra me 450 mijë euro.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara nga Kastriot Ismailaj, janë kryer transaksione financiare pa logjikë ekonomike, me burime të ardhurash të dyshuara nga aktivitete të paligjshme kriminale.

Gjithashtu, në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, ka rezultuar se Ismailaj është ortak apo administrator i disa shoqërive tregtare të regjistruara në Shqipëri, të cilat përgjithësisht nuk kanë aktivitet tregtar.

Konfiskimi i llogarive bankare të Ismailajt u bë në bazë të hetimit pasuror me ligjin antimafia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button