Ekonomia

Rivlerësimi i pronave/ Ahmetaj: Me uljen e taksës, 27 mijë qytetarë kursyen 156 mln dollarë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një vizitë në Sportelet e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP) në Tiranë që administrohen nga ADISA, për të parë nga afër ecurinë e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Dua të ndaj me qytetarët që qeveria ka vendosur ta zgjasë afatin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme deri në 31 Maj 2017. Arsyeja është e drejtpërdrejtë, ka pasur një sukses të dukshëm. Deri më sot, nga dita e parë që ligji hyri në fuqi në 1 shtator 2016, janë 27 mijë aplikime në të gjithë territorin e Shqipërisë, pra janë 27 mijë familje shqiptare që kanë përfituar një tatim të ulur nga 15% në 2%.

Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 20 milionë dollarë, ndërkohë që për shkak të kësaj taksë të ulët, qytetarët kanë kursyer 156 milionë dollarë. Pra, nëse tatimi për rivlerësimin e pronës do ishte 15%, pagesa do të ishte 156 milionë dollarë më shumë. Kursimi është i dukshëm dhe ajo që është për t’u shënuar, është se vlera e rivlerësuar e pasurisë së qytetarëve, pra vetëm diferenca (nga vlera historike, në vlerën e tregut) në kaq pak muaj, është 1 miliardë dollarë pus.

Pra, për ta thënë fare thjesht, qytetarët kanë përfituar një kursim prej 156 milionë dollarësh nga një pagesë më e ulët takse dhe kanë përfituar një vlerë të formalizuar, një pasuri të rivlerësuar, ku vetëm diferenca është 1 miliardë dollarë.

Është një nga politikat e thjeshtimit të taksave e qeverisë dhe e theksoj sërish, ne si qeveri, kaluam në Këshill të Ministrave dhe i kaluam Parlamentit projektigjin për shtyrjen e afatit për rivlerësim”, tha ministri Ahmetaj.

Ministri i Financave falënderoi ADISA-n dhe kryeregjistruesin “për shërbimin e shpejtë që i kanë ofruar qytetarëve dhe sigurisht i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi që qeveria ka vendosur të afrojë nëpërmjet këtij ligji. Gjithashtu, dua të theksoj që në këto zyra qytetarët mund të marrin shërbim edhe ditën e shtunë, pra gjashtë ditë në javë dhe ka 70-80 aplikime të shërbyera në ditë për rivlerësimin”.

Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme hyri në fuqi në 1 shtator 2016.

Ai parashikon mundësinë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut, duke paguar vetëm 2% tatim nga 15% që ishte për individët.

Afati i fundit për rivlerësim është data 31 Maj 2017.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button