Rajoni

Fluks i madh dhe tollovi në pikën kufitare Tabanoc

fluks-i-madh-dhe-tollovi-n-euml-pik-euml-n-kufitare-tabanoc_hdNë pikën kufitare Tabanoc janë shtuar radhët e gjata, kur mërgimtarët po kthehen në vendlindje.

Nga pika kufitare, autoritetet doganore theksuan se po bëjnë përpjekje maksimale për të lehtësuar lëvizjen e makinave dhe të udhëtarëve, me qëllim të evitimit të pritjeve të gjata.

Tabanoca është një nga pikat më të frekuentuara. Mërgimtarët theksojnë se kur mbërrijnë në këtë pikë kufitare, duket për ta se kanë mbërritur në shtëpi.

“Por, kur kemi radhë të gjata dhe përballemi me pritje, është gjendje shumë e rëndë për ne”, theksoi Ibrahim.L, mërgimtar që po udhëtonte nga Gjermania.

Edhe mërgimtarë të tjerë theksojnë se pritjet më të gjata i kanë përjetuar në kufirin serbo-kroat, për shkak të punës së ngathët të autoriteteve të këtyre dy shteteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button