Europa
Fëmijët refugjatë në Zvicër
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/07/f-euml-mij-euml-t-refugjat-euml-n-euml-zvic-euml-r_hd.jpg)
Kryesisht vijnë pa prindër, kërkojnë azil. Me rritjen e numrit të refugjatëve, po rritet edhe numri i fëmijëve dhe i të rinjve të cilët marrin vetëm rrugën e refugjatit. Për autoritetet është një sfidë e re.
Deri tani në Langnau Emmental në qendrën Bäregg është një shtëpi e vetme azili për të rinj të pashoqëruar.
Kantoni i Bernës është duke menduar hapjen e një qendre të re, transmeton SRF.
Në Bäregg janë strehuar 50 të rinj nga 10 vende.
Ata janë të gjithë të moshës 14-18 vjeç.
Drejtori i qendrës, Stephan Zihler, tha se fëmijët e traumatizuar kanë nevojë për kujdes të veçantë.
Ata janë të shqetësuar në lidhje me familjet e tyre që i kanë lënë në vendet e tyre me konflikt.
Por ekspertët sugjerojnë si më të rëndësishme shkollimin e tyre, në vend se të punojnë për para.