Kronika

Mjekët e maternitetit: Gruaja ka pësuar çarje të shpretkës, duhet ta kishte konstatuar QSUT

Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, heqin përgjegjësinë nga vetja për vdekjen e 35-vjeçares Aida Çajka dhe hedhin ‘topin’ tek mjekët e QSUT-së.

Sipas Ballkanweb, në konfidencë mjekët e maternitetit kanë pohuar se gruaja ka pësuar hemorragji të rëndë nga acarja e shpretkës.

“Ky është informacioni që ka spitali, por që e mësuam nga burime konfidenciale. Nga spitali më thonë se gruaja ka ardhur rreth orës 22:00, ka pasur të vjella dhe është bërë këqyrje e simptomave. Ky rast është konsideruar jo në gjendje të rëndë. Simptomat e shfaqura ju jepnin të drejtë mjekëve ta çonin drejt spitalit “Nënë Tereza”. Ata thonë se kanë menduar se nuk është gjendje urgjente, por që duheshin sqaruar simptomat që jepnin indikacionin për probleme me zemrën”, shkruan Ballkanweb.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button