Ekonomia

Fier-TAP, punimet për shtrimin e tubave nisin në fund të korrikut

Projekti Trans Adriatic Pipeline, do te nise në fund të muajit korrik punimet për vendosjen e tubave të gazsjellësit.

Tashme pjesa më e madhe e tubave që do të vendosen përgjatë territorit shqiptar rreth 13,000 copë në total kanë mbërritur ndërkohe 80% e rrugëve dhe urave ndihmëse kanë përfunduar.

Ndërsa qeveria shqiptare parashikon që të ketë gati gjatë periudhës tetor – nëntor të këtij viti draftin final të Masterplanit të gazit që do të përcaktojë rregullat e tregut shqiptar. Në prezantimin e parë të draftit u bë e ditur se konsumi i gazit në Shqipëri deri në vitin 2020 do të arrijë në 1.4 miliardë metër kub, nga të cilat 551 milionë metër kub do të përdoren nga familjarët.

Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 215 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik. Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare.

Në afërsi të Fierit do të ndërtohet një stacion kompresor, si dhe është planifikuar një stacion tjetër në afërsi të Bilishtit nëse kapaciteti i gazsjellësit zgjerohet në 20 miliard metra kub (bcm). Përgjatë kësaj gjurme do të ndërtohen nëntë stacione valvulash bllokimi.

Në zonat malore, do të ndërtohen afërsisht 51 km rrugë të reja dytësore, ndërsa 41 km ekzistuese do të përmirësohen. Do të rehabilitohen 42 ura dhe do të ndërtohen tre të reja.

Gjatë verës së vitit 2015, TAP nisi ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri. Punimet pritet të përfundojnë gjate ketij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button