Kronika

“Xhihadisti” shqiptar Alban Elezi lidhje me Al Baghdadin

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” sjell sot informacionin mbi lidhjen e shqiptarit Alban Haki Elezi 38 vjeç, i arrestuar dhe i dëbuar nga territori italian me akuzën e përhapjes së propagandes së ISIS e rekrutimit me qëllim terrorizmin me kreun e Kalifatit të Shtetit Islamik Abu Bakr al Baghdadi.

Në artikullin me titull “Një xhihadist i dëbuar nga Breshia, lidhje me Al Baghdad”, thuhet se “emri i Alban Elezit është shfaqur në disa hetime të lidhura me Abu Bakr al Baghdadi.

Elezi mendohet se ka patur kontakte të drejtpërdrejta në rrjet me Kalifin e Shtetit të vetëshpallur Islamik, terroristin me origjinë irakene, njeriun që me organizatën e tij të terroriste ka ngritur flamurin e zi të ISIS në një pëllëmbë tokë mes Irakut Veri-Perendimor, e Sirisë Lindorë, duke kërcënuar atentate në gjysmën e botës.”

Ndaj lidhjes së Alban Elezit me Abu Bakr al Baghdadi, hetimet po vazhdojnë akoma. Ndërkohë që Alban Haki Elezi, i dëbuar nga Breshia më korrikt të 2015 gjëndet aktualisht në Shqipëri në pritje të nisjes së provesit gjyqësor ndaj tij.

Alban Elezi u arrestua në kuadër të operacioni Balkan Conection, por Gjykata e Apelit të Breshias  e la të lirë në mungesë të fakteve që dëshmojnë lidhjet e tij me ISIS.

Por pas lënies së tij të lirë, me urdhër të Ministrisë së Brendshme Italiane, Alban Eleszi, dëbohet nga territori italian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button