Ekonomia

Të ardhurat nga taksa e ndërtimit shkojnë për banesa sociale

Taksa e ndikimit në infrastrukturë, që është 1-3% e vlerës së projektit, do të administrohet nga pushteti vendor dhe një pjesë e konsiderueshme e kësaj takse do të shkojë për strehimin social.

Kjo është një nga pikat për të cilat është rënë dakord në diskutimet në lidhje me projektligjin e ri për strehimin.

Përfaqësuesi i PNUD-it në Shqipëri, Brian Williams, u shpreh se “çështja e strehimit kërkon një koordinim më të mirë me njësitë vendore, pasi janë ato që çojnë para shumicën e çështjeve që lidhen me strehimin. Gjithsesi, sfidë mbetet gjetja e burimeve dhe shfrytëzimi i tyre sa më efikas”.

Sipas tij, bashkitë duhet të shohin burimet sipas nevojave dhe të bëjnë më të mirën për të siguruar barazi financimi.

Ligji për reformën territoriale dhe drafti për strehimin i fuqizon bashkite që të jenë më fleksibël dhe të sigurojnë, që qytetarët të kenë më shumë akses në shërbime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button