Kronika

Ligjet miratojnë marrëveshjen me SHBA-në për lëndët narkotike, Tahiri: Fuqizon luftën ndaj krimit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë i pranishëm sot në Komisionin e Ligjeve, ku është miratuar me vota unanime marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër narkotikëve.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Tahiri u shpreh se kjo marrëveshje është thelbësore në luftën ndaj krimit. “Qeveria Shqiptare e ka prioritet të saj luftën ndaj krimit, trafikimit të lëndëve narkotike…etj. Në këtë kuadër, qeveria Shqiptare ka bërë një sërë marrëveshje dhe mardhëniet me partnerët e huaj ka qenë dhe është e shkëlqyer. Sot, kjo marrëveshja me SHBA-të, që po diskutohet në kryesinë e kuvendit është kyçe dhe hap themelor në luftën ndaj krimit”, tha Ministri i Brendshëm.

Gjatë diskutimeve për marrëveshjen në fjalë,  Deputet i Partisë Demokratike, Eduard Halimi u shpreh se kjo marrëveshje jo vetëm ndihmon në luftën e vendit tonë ndaj krimit, por dhe intensifikon mardhëniet me partnerët e huaj. Ai tha se SHBA për këtë marrëveshje ka investuar rreth 7 milion dollar.

Marrëveshja e miratuar sot në Komisionin e Ligjeve është mjaft e rëndësishme për vendin tonë. Kjo marrëveshje do i japi mundësi vendit tonë të fuqizojë potencialet e saj në luftën ndaj prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Qeveria Shqiptare në këto dy vite ka treguar vullnet të patundur në asgjësimin dhe eliminimin e e të gjithë vatrave ku dyshohej dhe prodhohej lënda narktoike, duke ndërmarrë dhe një superaksion në Lazarat, fshatin e vogël të Gjirokastrës, të njohur për prodhimin e lëndës narkotike. Aksione të tilla janë zgjeruar dhe në zona të tjera, si dukagjin të Shkodrës, apo dhe në zonat rurale të Vlorës dhe qyteteve të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button