Politika

Paskal Milo: Jemi shtet sovran dhe anëtar i NATO-s, Lu mos të kalojë vijën e kuqe

E ndërsa ambasadori amerikan ka lëshuar ultimatum për klasën politike në Shqipëri në lidhje me reformën në drejtësi, vjen edhe zëri i pare publik nga radhët e politikës që i kujton Donald Lu që të mos e kalojë vijën e kuqe të statusit të tij diplomatik.
Paskal Milo, kreu i Partisë Demokracia Sociale dhe ish ministër i  Jashtëm, thotë se Shqipëria është shtet sovran dhe anëtar i NATO-s. Ai deklaroi se misionet diplomatike nuk mund ta identifikojnë Shqipërinë me këtë katundari politike.
“Misionet diplomatike të SHBA dhe BE në Tiranë kanë arsye të jenë të lodhur, të zhgënjyer e të zemëruar me klasën politike shqiptare dhe me disa pseudo deputet. Ata nuk e identifikojnë Shqipërinë dhe shqiptarët me këtë katundari politike e parlamentare. Ndaj edhe i bëj thirrje ambasadorit mik amerikan, që për hir të kokëfortësisë së Berishës apo të skifterëve të tjerë të politikës shqiptare, krahët e të cilëve duhet të ishin prerë me kohë, të mos kapërcejë vijën e kuqe të statusit të tij diplomatik, sepse Shqipëria mirë apo keq, ka qënë dhe mbetet një vend i pavarur, anëtar i NATO-s, sovraniteti i të cilit duhet reskpektuar në të gjitha rrethanat. Unë e kuptoj simbolikën e mesazheve të tij dhe në përdorimin e gjuhes së pazakontë diplomatike, sepse siç thuhet në Shqiperi “kështu i do mushka drutë”, por nëse mërzitet nga intrigat bizantine të politikes shqiptare, shpenzimet nuk duhet t’i paguajnë të gjithë shqiptarët. Shqipëria është mbi partitë politike”, tha Milo.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti Milo.

    Po ju citoj shkurt:
    ….Unë e kuptoj simbolikën e mesazheve të tij dhe në përdorimin e gjuhes së pazakontë diplomatike, sepse siç thuhet në Shqiperi “kështu i do mushka drutë”, por nëse mërzitet nga intrigat bizantine të politikes shqiptare, shpenzimet nuk duhet t’i paguajnë të gjithë shqiptarët. Shqipëria është mbi partitë politike”…

    Kommuniteti nderkombetar ka investuar miliarda ne Shqiperi.
    Shqiperia, Shqiptaret, Politika, e Populli jane ata qe i kane perfituar keto ndihma qe ne fakt nuk jane gje tjeter vecse taxat e njerezve te thjeshte te ketyre vendeve (qe punojne shume, e jo rralle deri ne 12 ore ne dite).

    Mua me duket nje budallallek me permasa biblike profesionalizmi juaj kur i lejoni vehtes te pretendoni se keto para ju perkasin ju e nuk duhet as t`ja u permendi kush per arsyen e pazbuluar deri tani se shqiperia na qenka nje shtet sovran.

    Edhe sovranitetin e sigurine tuaj e mbrojne edhe sot e kesaj dite, 25-vjet mbas shembjes se komunizmit ne shqiperi, forcat ushtarake te natos. Anetaresia ne NATO e ne EU sjell me vehte te drejta e po ashtu edhe detyra.

    Eshte nje numer pa vlere kur mundoheni te pafajesoni popullin Shqiptar per te ashtuquajturat
    “intrigat bizantine” te politikes Shqiptare. Eshte pikreisht ky popull qe i shiti votat e keshtu edhe dinjitetin e tij per nje thes miell apo ku ta di une se cfare marrezie tjeter.

    Jeni Ju politikanet e Shqiperise qe doni te shijoni te drejtat qe perfitoni nga Komuniteti nderkombetar por nuk doni te pergjgjeni e te permbushni detyrimet tuaja karshi tij.

    Ato fjale qe thote Zoti Donald Lu ju e dini shume mire se ku e kane Burimin.

    Provokimet tuaja vetem se ma shtojne bindjen time, se ne shqiperi ka forca aktive qe mundohen perdite te sjellin regres ne zhvillimin politik e ekonomik te vendit.
    Por po ju them me bindje te plote: Forca e tyre sot eshte me e pallogaritshme se sa nje po.dhe midis Tokes e Henes.

    Keto 25-Vjet Gallate ne shqiperi jua vertetojne me se miri edhe nje here kete Fakt.
    Cdo gje ka nje fund. Pike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button