Kronika

Vlorë, gjenden 206 kg drogë të braktisura në Zvërnec

206 kg kanabis sativa janë gjetur të braktisura në zonën e Porto Novës, ndërsa nuk dihen poseduesit e saj.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se sasia e drogës është gjetur e braktisur në zonën e Porto Novës në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 metra larg bregut të detit.

Sasia ishte e ndarë në 9 pako, e mbështjellë me natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë vepër penale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button