Kronika

Aksidente me dy viktima në Qerret dhe Kamëz

Aksidentet më të rënda, të regjistruara nga mbrëmja e së shtunës deri paraditen e sotme, janë ato të shënuara në Qerret të Kavajës dhe në aksin Tiranë-Kamëz.
Policia bën të ditur se incidenti i Qerretit ka ndodhur rreth orës 19 të pasdites së djeshme, kur një automjet ka përplasur për vdekje shtetasin me inicialet H.A., i cili ndërroi jetë në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por, edhe një tjetër shtetas humbi jetën rreth orës 20:30 në aksin Tiranë-Kamëz, pranë vendit të quajtur “pallatet malajziane”. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Shima, 48 vjeç, i cili është përplasur nga një automjet tip Benz, me drejtues shtetasin me inicialet A.M., i arrestuar në flagrancë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button