Politika

Deklaratat e Ramës për Trump, Basha: E ndriti me Shqipërinë!

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka ironizuar kryeministrin Rama pas deklaratave të tij mbi rrezikun që do t’i shkaktonte marëdhënieve SHBA-Shqipëri zgjedhja e Donald Trump si president.

Në një status në “Facebook”, Basha e cilëson Ramën “lider global që ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin”. Kryedemokrati shton më tej se Rama tregon se është arrogant dhe i vë në dukje se “këto ç’rregullime janë të pamata”.

“Lideri global ka marrë së fundmi një angazhim mbi të zakonshmen, ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin e tyre. Nuk është nga ato pleqërimet me Koçon te lapidari i Vunoit, është një punë që kërkon ta bëjë tani, sa më shpejt, – shkruan Basha. – Pasi e ndriti në Shqipëri, duke vendosur krizën dhe varfërinë më të thellë, duke instaluar oligarkinë kriminalo-korruptive, duke konkurruar edhe Trumpin për pasuri personale, pasi shkel çdo ditë ligj dhe kushtetutë, kokoshi ka gati recetën për presidencialet amerikane”.

“Arroganca dhe deliri si rregull e kanë një kufi, por lideri botëror po tregon se për të, këto çrregullime janë të pamata. Amerikanët shpesh e gjejnë një Borat për të kaluar ca orë në ekrane apo kinema. Kësaj radhe regjisorët s’kanë nevojë të lodhen shumë. Personazhi është vetofruar”, – përfundon Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button