Ekonomia

Posta Shqiptare emeton pullën “Shqipëria në Euro 2016”

Posta Shqiptare emëton sot pullën postare me tematikën ”Shqipëria në Euro 2016”. Kjo pullë vjen në një moment historik për futbollin shqiptar kur për herë të parë skuadra kombëtare shqiptare bëhet pjesë e këtij konkursi kaq të rëndësishëm europian.

Ky moment unikal, sikurse për gjithë shqiptarët, nuk kishte si të mos ishte një frymëzim edhe për stafin e Postës Shqiptare, të cilët me shumë përkushtim arritën të prodhojnë këtë pullë në kohë rekord për ta nxjerrë në qarkullim për publikun në datën e caktuar. Pulla ”Shqipëria në Euro 2016” mbart një sërë elementesh kombëtare ku çdo shqiptar e gjen veten, citon njoftimi i Postes Shqiptare.

Te dhena teknike

Seri-Shqipëria-në-Euro-2016Data e emetimit: 10.06 .2016, Emisioni përbëhet nga 1 seri me 2 pulla, Autor: Petraq Papa, Vlerat e pullave: 70 lekë dhe 100 lekë.  Tirazhi: 808.500 pulla (70 lekëshe), 458.500pulla (100 lekëshe), Përmasat e pullës: 40 x 30 mm. Kompozimi i tabakut: 4 seri në tabak, Kompozimi i tabakut për shërbim postar: 32 pulla në tabak (70 lekëshe), 32 pulla në tabak (100 lekëshe), Zarfe të ditës së parë: 500 copë , Çmimi i zarfit të ditës së parë me seri: 370 lekë

Nga Euro 2016 në fazën finale do të garojnë 24 përfaqësuese. Ky kampionat zhvillohet në Francë dhe rëndësia e tij është e jashtëzakonshme për Shqipërinë, e cila u kualifikua për herë të parë në fazën finale të këtij eventi, duke realizuar një ëndërr të hershme të popullit shqiptar për kompeticionet futbollistike. Shqipëria është pjesë e grupit A dhe do të ndeshet me ekipet e Francës, Rumanisë dhe Zvicrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button