Kronika

Forumi për Zhvillimin e medias, Raunig: Transformimi i RTSH-së ka hasur në vonesa të mëdha

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot “Forumin për Zhvillimin e medias”, një tryezë e rrumbullakët ku profesionistët e medias diskutuan për çështjet kryesore të medias në Shqipëri.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, u shpreh në fjalën e  tij, se, “me shikim të parë, peizazhi mediatik në Shqipëri duket mjaft i gjallë e dinamik, ku numri i mediave vizive, dixhitale dhe të shkruara është i madh në raport me publikun relativisht të vogël në numër. Shifrat të tundojnë të besosh se Shqipëria ka pluralizëm mediatik të mirëbalancuar, ku publiku gëzon një gamë të gjerë zgjedhjesh”.

Por, theksoi ai, “po ta shohësh nga afër, kupton se ky numër i madh subjektesh mediatike ofron, në fakt, përmbajtje shumë të kufizuar dhe është shpesh i bujshëm e me besueshmëri të kufizuar. Gjithashtu, media përqendrohet shumë në çështjet e brendshme, që rezultojnë në problematika për të cilat publiku mediatik shqiptar ka pak njohuri se çfarë ndodh jashtë Shqipërisë, sidomos në vendet fqinje”.

“Sot, Forumi për Zhvillimin e Medias është ideuar si platformë për dialog profesional rreth çështjeve kyçe në Shqipëri si, reformimi i transmetuesit publik, digjitalizimi, kushtet e punës të gazetarëve dhe standardet profesionale në media”, nënvizoi ambasadori Raunig.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot “Forumin për Zhvillimin e medias”. Foto: Agim DobiSipas tij, “transformimi i RTSH-së në një transmetues vërtet në shërbim të publikut ka hasur në vonesa të mëdha. Parlamentit iu deshën dy vite që të zgjedhë dhe të emërojë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së. Bordi ka tashmë 7 muaj që punon dhe ende nuk është zgjedhur drejtuesi i institucionit”.

“Prezenca mbështet plotësisht anëtarët e Bordit Drejtues të RTSH-së që të zgjedhin sa më shpejt dhe në mënyrë të pavarur drejtuesin më të lartë të transmetuesit publik kombëtar. Ky është një parakusht për transformimin e RTSH-së në një transmetues publik vërtet të qëndrueshëm, të pavarur, llogaridhënës dhe cilësor”, tha ambasadori Raunig.

Për momentin, vijoi ai, “në Shqipëri vihet re një disbalancë e theksuar ndërmjet stacioneve televizive private të avancuara, dhe transmetuesit publik kombëtar të margjinalizuar. Vijimi i kësaj situate do të thotë që media publike të mos përmbushë rolin e vet parësor, konkretisht të japë informacion të besueshëm, të veprojë si roje e demokracisë, të ofrojë argëtim cilësor edhe të japë edukim bashkëkohor, në interes të qytetarëve shqiptarë”.

Media-Raunig.Foto Agim Dobi (2)Raunig renditi si sfidë të dytë kyçe, punësimin dhe pozitën sociale të gazetarëve. “Mesa duket, në Shqipëri është bërë zakon që të dobësohet pavarësia profesionale e gazetarëve, duke i bërë të varur ndaj punëdhënësve, në shkelje të dispozitave ligjore. Kjo realizohet ose me punësim në të zezë, ose me vonesa në pagimin e rrogave apo honorarëve. Kjo situatë e parregullt mund të jetë, ndonjëherë, rezultat i shtrëngesave financiare të mediave ekonomikisht jorentabël, por mund të krijohet edhe qëllimisht për të maksimizuar kontrollin mbi gazetarin”, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në këto kushte, shtoi Raunig, “shumë gazetarë mbeten pa mbrojtje, jo vetëm përballë punëdhënësve, por edhe përballë presionit dhe influencës së jashtme. Kjo gjë ndikon për keq në standardet e përgjithshme profesionale dhe në pavarësinë editoriale. Për më tepër, mbart rrezikun e vetëcensurimit”.

“Transformimi kurrë nuk është proces i lehtë. Përmirësimi i pozitave të medias në Shqipëri kërkon angazhim të qartë dhe të gjerë politik, por edhe angazhimin dhe aktivizimin e vetë gazetarëve dhe shoqërisë civile me profil mediatik. Për këtë arsye, nevojitet dialog profesional, si ky që parashikohet të zhvillojmë në këtë forum sot”, tha ai.

Media Raunig.Foto Agim Dobi (3)“Rruga përpara është plot sfida, por ju garantojmë se do të keni mbështetjen e Prezencës së OSBE-së përgjatë të gjithë këtij procesi. Prandaj, u uroj pjesëmarrësve të forumit diskutime të frytshme, që rezultojnë në propozime konstruktive për zgjidhje të realizueshme”, u shpreh ambasadori Raunig..

“Forumi për Zhvillimin e medias” u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Shqiptar të Medias, Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës, Unionin e Gazetarëve Shqiptarë, Autoritetin e Mediave Audiovizive, transmetuesin publik kombëtar (RTSH), Bashkimin Evropian të Transmetimeve (EBU) dhe Këshillin e Evropës.

Forumi, synon që të kthehet në një veprimtari të përvitshme, dhe u përqendrua në shndërrimin e RTSH-së në një transmetues publik të qëndrueshëm, të pavarur dhe të përgjegjshëm; Sfidat e dixhitalizimit; Standardet profesionale të gazetarisë dhe lirinë e medias; Statusin social dhe kushtet e punës së gazetarëve në vend.

Vlahutin: Proçesi i dixhitalizimit të RTSH-së është shumë i vonuar

Media Raunig.Foto Agim Dobi (4)Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadorja Romana Vlahutin, gjatë fjalës së saj në këtë forum u shpreh se, proçesi i dixhitalizimit të RTSH-së është shumë i vonuar.

Gjithashtu vlahutin foli edhe për transformimin e RTSH-së. “Askush nuk vë në dyshim nevojën për transformimin e RTSH-së, çështja është si dhe kur. Procesi i dixhitalizimit është shumë i vonuar”.

Vlahutin theksoi se duhet më tepër investim tek burimet njerzore kur bëhe fjalë për gazetarinë. “Gazetaria është ndërveprim, bërje pyetjesh, investigim dhe nuk mund të ekzistojë pa investime në njerëz. Nuk ka media të lirë pa gazetarë që të jenë të lirë. Diçka që shkon shpesh kundër. Misionet ndërkombëtare vazhdojnë të investojnë për njerëz që kërkojnë të thonë të vërtetën në Shqipëri. BE do të investojë fonde për tranmetuesin publik. Për shkollën publike të gazetarisë, për përgatitjen e gazetarëve shqiptarë, për shoqatën ekzistuese të gazetarisë”, tha ambasadorja Vlahutin.

“Liria e shprehjes është një tregues kyç i një shoqërie të lirë dhe një demokracie funksionale. Liria juaj është e rëndësishme, ju jeni të rëndësishëm”, iu drejtua ambasadorja Vlahutin gazetarëve të pranishëm në forum.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button