Rajoni

“Të bëhen zgjedhje të parakohshme”/

Opozita në Maqedoninë e Veriut ndërpret raportet me qeverinë

Opozita maqedonase ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kontakteve me qeverinë e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, por edhe çështjeve tjera dhe se “tani e tutje do të fokusohet vetëm në kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

Organet drejtuese të VMRO DPMNE-së, këtë javë, sipas kryetarit të saj, Hristijan Mickoski kanë vendosur ndërprerjen e çdo kontakti me qeverinë, përveç atyre që kanë të bënë me zgjedhjet parlamentare në vjeshtë.

“Nuk do të kemi asnjë komunikim me qeverinë. Këtë javë kemi pasur një seancë të Komitetit Ekzekutiv të partisë dhe kemi marrë vendim unanim që si VMRO-DPMNE t’i ndërpresim të gjitha komunikimet zyrtare në nivel bilateral me përfaqësues nga qeveria. Ka vetëm një gjë, ajo është të ulemi dhe të pajtohemi për zgjedhjet, kur do të mbahen zgjedhjet, si do të zhvillohen zgjedhjet, në çfarë mënyre – me një qeveri teknike, pa një qeveri teknike, pra do të flasim vetëm për atë që është e lidhur me zgjedhjet”, ka deklaruar Mickoski.

Vendimi i VMRO DPMNE-së vjen në kohën kur partitë në pushtet po kërkojnë mbështetjen e opozitës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të domodoshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button