Kronika

KSHH reagon ndaj skandalit në jetimoren e Shkodrës

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar mbi skandalin e abuzimit me 3 vajzat në jetimoren e Shkodrës.

“Ky lajm ka tronditur rëndë opinionin publik. Ai u krye në një qendër ku banonin fëmijë jetimë që u ishin besuar për rritje dhe edukim punonjësve të kësaj Qendre. Në këtë vështrim, përgjegjësia morale e punonjësve në përgjithësi është tepër e rëndë ndërsa autorët e krimit duhen dënuar ashpër. Neni 59, i Kushtetutës i kushton rëndësi të veçantë përkujdesjes dhe ndihmës ndaj jetimëve.

Ligjet e tjera dhe dokumentet ndërkombëtare kërkojnë vëmëndje të veçantë për këta fëmijë, për jetën dhe shëndetin e tyre. Sipas të dhënave të verifikuara nga Avokati i Popullit, ndaj fëmijëve është ushtruar dhunë si dhe janë detyruar të punojnë. Kjo ngjarje bëhet më e rëndë duke patur parasysh rastin e ndodhur vitin e kaluar në Bashkinë Shkodër, ku nga një kamera u regjistruan veprime të dhunshme dhe degraduese të një një edukatoreje e cila ishte ulur sipër një fëmije të mitur të jetimores edhe pse ai qante dhe kërkonte ndihmë.

Këto raste tregojnë se, institucionet shtetërore, familja, shoqëria dhe çdo shtetas duhet të jenë më të ndjeshëm ndaj ngjarjeve të tilla, të bëjnë përpjekje për parandalimin e tyre dhe, kur është rasti të mos hezitojnë për të denoncuar ngjarjen në organet e policisë dhe të prokurorisë” thuhet në deklaratë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button