Europa

Mesazhi i Junckerit: Të përveshim mëngët për Komisionin e ri Evropian

Jean-Claude-JunckerKomisioni i ri Evropian, i dalë pas zgjedhjeve, fillon sot nga puna, edhe pse një veprim i tillë është shtyrë zyrtarisht për të hënën.

”Ka ardhur koha të përveshim mëngët dhe t’i futemi punës. Evropa ka përballë vetes sfida që nuk mund të presin”, deklaroi presidenti i ri i këtij komisioni, Jean-Claude Juncker. “Falë mbështetjes demokratike të qytetarëve evropianë, Parlamentit Evropian dhe shefave të shteteve dhe qeverive, sot komisioni i ri hyn në fuqi. Duke filluar nga sot, ekipi im dhe unë do të fillojmë të punojmë fort për t’i dhënë Evropës fillimin e ri që i kemi premtuar”, theksoi Juncker. ”Së bashku me një skuadër të fortë dhe eksperte mezi po pres për t’u impenjuar për Evropës përgjatë pesë viteve të ardhshme”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button