Ekonomia

Taksa e pronës, zv-ministrja e Financave tregon hollësitë e projektligjit: Do ketë një autoritet që do bëjë vlerësimin

Është punuar gjatë për një ligj të rëndësishëm që takson pronën, pra banesat dhe truallin, përfshirë atë bujqësor. Dhe që i referohet vlerës së tregut.

Pasuria do të vlerësohet mbështetur në vlerën që ka tregu për një pasuri të caktuar, pozicionin që ka apo edhe një sërë elementësh të tjerë që do merren në konsideratë kur të bëhet ky vlerësim. Pra e para është të shkojmë drejt vlerësimit mbështetur në vlerën e tregut, e dyta ka për qëllim rritjen e të ardhurave sepse të ardhurat që marrim sot nga taksa e pasurisë janë shumë të munguara”, shpjegon zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjerro.

Projektligji i ri i jep zgjidhje një sërë problemesh, por sakaq ofron lehtësi për pensionistët, grupet në nevojë etj. Pritet që banesat e para të taksohen deri në 50 për qind të vlerës së tyre, ndërsa tjetër taksë prone do të ketë për shtëpitë e dyta, të treta etj. Edhe trualli bujqësor i pataksuar, do të taksohet. Risi do të jetë mënyra e vendosjes së çmimit për njësi.

Një risi është edhe krijimi i një strukture apo autoritet që do të bëjë vlerësimin. Në Shqipëri sot nuk ka një autoritet që bën vlerësimin e pasurive, qoftë ndërtesa qoftë truall”, u shpreh Vjerro.

Reforma e kësaj takse të pronës është shtrirë nga viti 2017 deri në vitin 2028. Nga një vlerësim paraprak, synohen rreth 14 miliardë lekë të ardhura, ose një raport i këtyre të ardhurave nga 0,33 që është tani në 0,8-1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button