☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,737 ▲0.18%
DOW 52,516 ▲0.26%
NASDAQ 26,469 ▼0.03%
NAFTA 102.39 ▲2.49%
ARI 4,057 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,619 ▲ +0.27% ETH $2,334 ▼ -0.3% XRP $1.3126 ▼ -0.57% SOL $101.0000 ▲ +0.14%
S&P 500 7,737 ▲0.18 % DOW 52,516 ▲0.26 % NASDAQ 26,469 ▼0.03 % NAFTA 102.39 ▲2.49 % ARI 4,057 ▼0.43 % S&P 500 7,737 ▲0.18 % DOW 52,516 ▲0.26 % NASDAQ 26,469 ▼0.03 % NAFTA 102.39 ▲2.49 % ARI 4,057 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Dinamo, “kantier ndërtimi”

Është rikthyer në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë Superiore, dhe vera ka qenë mjaft e ngarkuar për Dinamon. Në fakt, blutë e kryeqytetit janë kthyer në një kantier ndërtimi, por gjithçka ka ndodhur larg syve të medias dhe publikut. Është përfolur për një projekt madhor, që nis nga modifikimi i emrit në “Dinamo City”, me idenë e një binjakëzimi me Mançester Sitin, tek shtimi i aksionerëve, midis të cilëve përflitet të jetë edhe Igli Tare, e deri tek zhvendosja e mundshme e bazës së klubit në Durrës, atje ku do të ndërtohet një kompleks i madh stërvitor.

Megjithatë, drejtuesit e Dinamos kanë mbetur gojëkyçur sa i përket të gjitha këtyre hollësive, duke mos reaguar për mediat, teksa informacioni ka rrjedhur kryesisht në rrugë jozyrtare. Ajo që është zyrtare është se Dritan Mehmeti ka mbyllur prej ditës së shtunë aventurën në krye të bluve, ku qëndroi pesë muaj.

Pas kthimit të skuadrës nga Pogradeci dhe një ditë nga miqësorja e luajtur me Elbasanin të premten në Librazhd, Mehmetit i është komunikuar nga drejtuesit e klubit blu për një ndryshim në bashkëpunimin mes tyre, teksa do t’i propozohej një pozicion i ri që ai të mbetej pjesë e klubit.

Mësohet se 43-vjeçarit i është ofruar nga klubi të vijonte si trajner në akademi, por Mehmeti nuk e ka pranuar këtë variant dhe ka vendosur ta mbyllë bashkëpunimin me Dinamon. Me një emër të madh si Igli Tare në lojë, ka nisur të marrë trajtë edhe ideja e një trajneri italian për Dinamon dhe ai pritet të jetë Luixhi Di Biaxho.

Ish-futbollisti i Interit dhe përfaqësueses italiane, ka qenë i pranishëm në krah të Tares në një miqësore që blutë zhvilluan para pak javësh në Korçë dhe pritet të brenda të kësaj jave të bëhet edhe zyrtarizimi i tij, teksa skuadra kryeqytetase do të shkojë në Itali për vazhdimin e fazës përgatitore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.