Horoskopi për datën 22 dhjetor 2014
Periudhë e mirë për të organizuar udhëtime me miqtë që mund të ndani shpenzimet. Informohuni mirë për disa praktika por edhe miqësi.
Demi
Dita e sotme do t’ju shkojë shumë mirë në studime dhe në punë. Por gjithsesi duhet të bëni durim gjatë pjesës së parë të ditës.
Binjakët
Do të përpiqeni që të “zgjoheni” nga një topitje që iu ka “mbërthyer” prej disa ditësh. Është mirë që të flisni me një mik të rëndësishëm për ju.
Gaforrja
Fakti që flisni shumë, por veproni pak, vjen për shkak të përtacisë tuaj të të vepruarit. Megjithatë, një dhuratë e vogël e marrë ose e dhënë do t’ju heqë mërzinë.
Luani
Një zgjim i mirë për të gjithë ata që i përkasin shenjës së luanit. Jupiteri do të ndikojë pozitivisht te ju sot. Gëzojuni kësaj dite.
Virgjëresha
Marrëdhëniet me miqtë dhe kolegët nuk do t’i keni të mira sot. Mërkuri do t’ju bëjë të ndjeni gjithë ndikimin e tij negativ. Bëni durim.
Peshorja
Mos u shtirni që të jeni simpatik me të gjithë sot. Mundohuni të qëndroni në ekuilibrin tuaj të zakonshëm dhe të jeni vigjilent.
Akrepi
Diçka që më parë ju dukej e largët tashmë do t’ju shfaqet papritmas. Do të gëzoheni për një sërë arsyesh, por duhet të bëni llogarinë me të shkuarën.
Shigjetari
Sot kushtojini kujdes të veçantë gjithçkaje që do të bëni. Shanset do të jenë të mëdha për të parë dikë që nuk e shihnit prej kohësh.
Bricjapi
Ju pret një surprizë e bukur: dikush ka menduar një mënyrë mjaft të mirë për t’ju kërkuar falje me një gjest të vogël, por domethënës.
Ujori
Një dashuri e largët mund të trokasë sërish në portën tuaj. Jini të kujdesshëm. Sot partneri mund t’ju befasojë me ndonjë surprizë.
Peshqit
Mos u besoni sekrete miqve ose të afërmeve nëse dëshironi që të mbesin ende të tilla. Të tjerët do të flasin shumë për jetën tuaj private.