Kronika

Festat e fundvitit, OSHEE plan masash për furnizimin normal me energji elektrike

OSHEE punime në kolaudim e N/Stacionit Qendër  natën e 19 dhjetorit nga ora 00:00-05:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE sh.a) ka nisur zbatimin e një plani masash, me qëllim sigurimin e furnizimit normal me energji elektrike të konsumatoreve në të gjithë vendin për festat e fundvitit.

OSHEE njofton se, do të stakojë transformatorin 50-80 MVA 110/20 kV të N//Stacionit Qendër, Tiranë, me qëllim kontrollin, testimin dhe kolaudimin e transformatorit, proces ky, shumë i rëndësishëm, për të parandaluar dhe shmangur, ndonjë avari të mundshme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike.

Punimet do të kryhen më datë 19 dhjetor, gjatë natës, nga ora 00:00 deri në 05:00 dhe OSHEE ka marrë të gjitha masat organizative-teknike për lidhjen unazore të të gjithë fiderave 20 kV, për të shmangur ndërprerjen e energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button