Kronika

Vrasja e katër protestuesve në 21 janar, Prokuroria e Tiranës: Do hetojmë provat e reja

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se do të nisë hetimin për provat e reja të bëra publike për ngjarjen e rëndë të 21 janarit.
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është duke kryer veprimet hetimore në lidhje me procedimin penal Nr.285 i vitit 2011, (i rifilluar), aktet e të cilit bëjnë fjalë për ngjarjen e ndodhur më datën 21.01.2011, gjatë së cilës kanë gjetur vdekjen shtetasit Z.V, F.M,
A.N dhe H.D. Në datën 18.04.2012, është vendosur ndarja nga procedimi penal dhe dërgimi për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i çështjes së numërtuar 285/21, të viti 2012, i materialeve për të pandehurit N.P akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit F.M dhe të pandehurit A.Ll, akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve H.D e Z.V, si dhe plagosjen e shtetasve F.M, E.B dhe S.G. Ndërkohë që, u vazhduan hetimet në kuadër të procedimit penal nr.285 të vitit 2011, me qëllim për të përcaktuar se cili është personi që kishte vrarë shtetasin A. N dhe plagosur shtetasit A. D, I.Q dhe I.P.

Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button