🌫️
Tiranë 18°C · Mjegull 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,214 ▼ -0.05% ETH $2,520 ▲ +0.25% XRP $1.3637 ▼ -0.04% SOL $101.6700 ▼ -0.07%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

The Economist Intelligence Unit: Ekonomia shqiptare më shumë optimiste në 2024, rritja ekonomike mbi 3.2 %

Ekonomia shqiptare do të rritet vetëm me 2.4% përgjatë këtij viti. Janë këto projeksionet e agjencisë britanike të kërkimeve dhe analizës, The Economist Intelligence Unit, sipas të cilës ekonomia edhe pse është kthyer në nivelet e para pandemisë, në 2023 do të ngadalësohet ndjeshëm.
Efektet në ekonomi thuhet në raport do të përcillen me inflacion të lartë, pra përshpejtim të rritjes së çmimeve dhe dobësim të kërkesës nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë në Europë.
Ndërsa për vitin 2024 parashikimet janë më optimiste dhe flasin për një zgjerim të ekonomisë me 3.2%. Instituti britanik të kërkimeve nënvizon si një ndër problemet më shqetësuese emigracionin masiv dhe mungesën e punëtorëve të kualifikuar që mund të pengojë në afat të gjatë perspektivën dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Ndër të tjera raporti thekson se qeveria po përballet me sfida fiskale, veçanërisht në drejtim të të ardhurave tatimore të ulëta. Në këtë kuadër, rekomandon një reformim të thellë të sistemit të ashtuquajtur sipas tij kompleks dhe të fragmentarizuar të taksave.
Ekspertët e njësisë inteligjente në “The Economist” vlerësojnë si problematike edhe nivelin e lartë të informalitetit në vend, duke theksuar se sektori i madh informal do të dobësojë kërkesën e brendshme, nxitësi kryesor i rritjes në vitet e fundit.
Megjithëse pret që ekonomia të rimëkëmbet gradualisht, skenari i The Economist është më optimist se ai i bërë nga organizmat ndërkombëtar FMN me një vlerësim prej 2% rritje të PBB dhe Banka Botërore në rishikimin e fundit të saj parashikon një zgjerim të ekonomisë këtë vit me vetëm 2.2%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.