Kronika

Kakavijë, ndalohen 30 klandestinë nga Siria e Sudani, kishin destinacion Malin e Zi

Policia e pikës së kalimit kufitar të Kakavijës ka ndaluar 30 klandestinë nga Siria dhe Sudani. Sipas policisë kufitare, klandestinët janë ndaluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30, në afërsi të kufirit, në vendin e quajtur “Mulli”. Këta shtetas dyshohet se kanë hynë në territorin shqiptar në mënyrë ilegale nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me destinacion Malin e Zi e më pas një nga vendet e BE-së.

Shtetasit nga Siria e Sudani u transportuan për në ambientet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë për t’u zbatuar procedurat nga Sektori i Migracionit.

Ndërkaq, vijon puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbulimin e rrjetit të trafikut të klandestinëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button