Kosova

Kapen dhjetëra refugjatë kosovarë dhe trafikuesit e tyre serbë në Gjermani

Gjatë ditëve festive të Krishtlindjes, gjegjësisht nga 23 deri më 28 dhjetor, policia në regjionin e Passau-t (Landi i Bavarisë) ka pasur shumë punë me të huaj pa dokumente.

kapen-dhjet-euml-ra-refugjat-euml-kosovar-euml-dhe-trafikuesit-e-tyre-serb-euml-n-euml-gjermani_hdAfërsisht 250 persona të tillë dhe një numër trafikuesish të tyre, janë kapur në përpjekje për të hyrë në territorin gjerman.

Një shtetas 42 vjeç i Serbisë ka provuar të fuste në Gjermani tetë kosovarë ndërsa një serb tjetër po këtë e kishte provuar ta bënte me pesë shtetas të Maqedonisë. Ndërsa të dielën policia ka kapur një grua, shtetase maqedonase (38 vjeçe) dhe një burrë, serb (39 vjeç) të cilët ia kishin mësyrë t`i futnin në Gjermani shtatë kosovarë të tjerë, shkruan Neue Passauer Nachrichten.de, transmeton albinfo.

Ndërkaq, shumicën e të huajve pa dokumente të rregullta policia i ka zënë në trenat që mbajnë linja ndërkufitare, nga Austria në Gjermani. Ndër ta, grupi më i madh ishte ai që u kap më 26 dhjetor në trenin ICE të nisur nga Austria drejt Gjermanisë, në të cilin janë zënë 18 kosovarë dhe 7 sirianë.

Shumica e refugjatëve të kapur në këto raste janë dërguar në qendrat për pranimin e azilkërkuesve në Munih dhe në Regensburg. Ndërsa të rinjtë që udhëtonin të vetëm i janë dërguar për përkujdesje Zyrës për të rinj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button