Rajoni

Mesazhi i Vuçiç: Ballkani i Hapur sjell vetëm të mira! Ne do të punojmë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët

Në fjalën e tij nga “Panairi i Verës 2020” në Beograd, Aleksandër Vuçiç dha sot një mesazh për Ballkanin e Hapur duke thënë se sjell vetëm të mira dhe theksoi se të gjithë bashkë do të punojnë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët. Deri tani, vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e nismës së ‘Open Balkan’.

“Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë.  Nuk mund të fitosh diçka që vjen natyrshëm. Kjo na ka sjellë më pranë njëri-0tjetrit. Është në interesin tonë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt dhe sjell vetëm të mira. Ne do të punojmë më me zell, më fort për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e Serbisë uroj ta shijoni këtë nismë”, tha Vuçiç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button