Rajoni

Situatë kritike nga temperaturat e ulëta dhe sëmundjet për migrantët në Ballkan

Rritet numri i migrantëve të sëmurë, të cilët ndodhen në Ballkan, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 11 gradë Celsius, njoftojnë shoqatat ”Mjekë pa kufij” (MSF) dhe ”Trupat mjekësore ndërkombëtare” (IMC), që shtojnë se numri i sëmundjeve respiratore po rritet ndjeshëm krahasuar me llojet e tjera të patologjive.

”Situatat më kritike janë në kufirin serb me Maqedoninë, në jug, dhe në Kroaci, në veri të vendit”, thanë këto shoqata.

“Javën e kaluar mjekonim rreth 50-60 persona, ndërsa me uljen e temperaturave ky numër ka kaluar shifrën 100”, thotë Sanja Gjurica, një nga anëtaret e IMC-së.

”Pothuajse të gjithë kanë sëmundje respiratore shkaktuar nga i ftohti”, shton ajo.

”Problemeve të shëndetit u shtohet shpesh refuzimi për të qëndruar kur kemi të bëjmë me raste të rënda. Pas ndihmës së parë, kujdesi i mëtejshëm refuzohet”, thotë Tuna Turkman e MSF-së.

”Edhe kur këshillojmë shtrimin në spital migrantët preferojnë të mos shkojnë, por të vazhdojnë rrugën me frikën e mbylljes së papritur të kufijve”, thekson ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button