Kronika

Tragjedia në autostradën “Ibrahim Rugova” – kërkohen masa më të ashpra nga organet kompetente

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas aksidentit tragjik në Prizren ku humbën jetën tre qytetarë të cilët ishin nga komuna e Gjakovës.

Gjini në një postim në Facebook, ka shkruar se është jashtëzakonisht i pikëlluar nga ky lajm.

“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova. Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh. Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre”, ka shkruar Gjini.

Edhe ish-kryetarja e kësaj komune, deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas kësaj ngjarje tragjike.

Kusari-Lila ka shkruar se tri vdekje të shkaktuara nga papërgjegjësia dhe veprimi i jashtëligjshëm në trafik mbrëmë, thërrasin për veprime të menjëhershme dhe masa të ashpra nga organet kompetente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button