Bota
Jep dorëheqjen zëdhënësja e presidentit amerikan Trump
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders do të largohet nga detyra e saj në fund të muajit qershor. Lajmi është bërë me dije nga presidenti i SHBA Donald Trump.
Trump shkroi në Twitter se Sander do të kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas pas më shumë se tre vite në këtë punë. “Ajo është një person shumë i veçantë me talent të jashtëzakonshëm, që ka bërë një punë të mrekullueshme” shkroi Trump.