Sporti ne bote

Liverpooli është në shitje, kërkesa është e pabesueshme

Liverpooli është në shitje, e bën të ditur faqja e internetit “The Athletic” dhe lajmi pushton menjëherë edhe tabloidet angleze. Fenëay Sports Group Holdings (FSG), pronar i Reds që nga viti 2010, kur bleu klubin nga George Gillett dhe Tom Hicks, thuhet se është i hapur për oferta, duke shpresuar të arkëtojë atë që mori Chelsea, i shiti aksionet Todd Boehly për pothuajse 5 miliardë euro. Kujtojmë se FSG zotëron gjithashtu ekipin e bejsbollit Boston Red Sox, rrjetin televiziv NESN dhe 50% të Roush Fenway Racing dhe Fenway Sports Management.

FSG hap ankandin: “Me kushtet e duhura ne do të konsideronim aksionarë të rinj, sërish në interes të Liverpool-it si klub”, tha FSG për The Athletic. “FSG shpesh ka marrë sinjale interesi nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionerë të Liverpool-it,” vazhdon ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button