Ekonomia

Dimri zbardh Thethin, turistët aventuriere të deborës kanë mbrritur atje

ddddddKjo bukuri e rrallë katërstinore e Shqipërisë, tani mbretërohet nga e bardha e deborës që e ka mbuluar cep më cep. E kemi parë në pranëverë dhe verë ta zotëroje e gjelbërta e thellë ku jeta shfaqet me gjithë larminë e saj.

E kemi parë të “digjet”në vjeshtë nga perandoria e verdhë e gjetheve në lamtumirën e tyre të fundit.

Sot e shohim Thethin të mbretërohet nga e bardha dimërore. Kjo është arsyeja që në këtë zonë ka vizitore në të katër stinët. Turistët aventuriere të deborës kanë nisur ta frekuentojnë Thethin edhe në këto ditë fillimdimri.ddddd

Drejt lartësive shkëmbore të tij, përditë shfaqen grupe vizitorësh amatorë të ngjitjeve sportive në terrene të vështira. Pavarësishtë vështirësive të lëvizjes në këto rrugë të mbuluara me deborë dhe akull, jeta vazhdonë normalisht edhe në këto zona të thella.

Këto fotografi të shkrepura në rrugët e Thethit, janë bërë nga një grup turistësh aventuriere në ngjitjet me dëborë, duke na treguar për bukurinë e vështirësive.dddd

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button