Kronika

Apeli i bluzave të bardha: Kujdes në përdorimin e antibiotikëve

Ilace-594x350“Që antibiotikët të mos kthehen në armiq të njerëzimit, kontributi i mjekëve dhe specialitëve për promovimin e përdorimit të drejtë të antibiotikëve në spitale merr një vlerë të veçantë.”

Përdorimi pa kursim i antibiotikëve, që prej hyrjes në treg të penicilinës në vitin 1942, por edhe shkaqe të tjera, e kanë kthyer antibiotikun në një luftëtar të dobët, përballë mikrobeve gjithnjë e më të ndryshuara, madje ndonjëherë edhe më të forta. Nëse para disa vitesh një sëmundje bakteriale luftohej me një antibiotik të thjeshtë, sot mjekët janë të detyruar të përzgjedhin antibiotikë të tjerë alternativë, por që janë më të shtrenjtë dhe për më tepër kanë edhe efekte anësore.

Shtimi i mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve është kërcënim për jetën e pacientëve sepse infeksionet dhe infeksionet e mbivendosura me baktere rezistente, zgjasin ditët e qëndrimit të pacientëve në spitale, duke rritur koston e trajtimit; sëmundja vështirësohet dhe rritet vdekshmëria si dhe përzgjedhja e antibiotikëve të duhur bëhet më e vështirë dhe shpesh mjekët janë të detyruar të fillojnë terapinë me më shumë se dy antibiotikë.

Rritja e përdorimit të antiboitikëve dhe përdorimi i paarsyeshëm i tyre, janë dy faktorët kryesorë që kanë sjellë rritjen e rezistencës së bakterieve. Por problematika rritet edhe nga faktorë të tjerë siç janë marrja e antibiotikëve pa recetën e mjekut, përdorimi i antibiotikëve edhe në sëmundjet virale, mungesa e resurseve të kontrollit të infeksioneve në spitale dhe popullatë si dhe rritja e përqindjes së popullsisë së moshës së tretë.

Që antibiotikët të mos kthehen në armiq të njerëzimit, kontributi i mjekëve dhe specialitëve për promovimin e përdorimit të drejtë të antibiotikëve në spitale merr një vlerë të veçantë. Strategjitë gjithëpërfshirëse dhe informuese mund të rezultojnë në përdorimin e drejtë të antibiotikëve, në përmirësimin e praktikave të përshkrimit adekuat të tyre në shërbimin shëndetësor si dhe kujdesin për uljen e rezistencës së mikrobeve ndaj antibiotikëve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button