Sporti

‘Binjakët’ e golit rrëmbejnë “Këpucën e Artë 2023”

Dy nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2023” për vajza dhe djem. Ky trofe jepet për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kishin nevojë për votim, pasi ishin përcaktuar me golat që kanë shënuar në fushën e lojës. “Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave me Tiranën. Ai ishte golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar dhe aktualisht. Binjakja e tij e golit është Valentina Troka, që fitoi “Këpucën e Artë” të vajzave për vitin 2023 me 66 gola sezonalë.

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit në skenë është ftuar një personazh i veçantë, ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati. “Këpuca e Artë 2023”, Florent Hasani falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen, në veçanti klubin e Tiranës: “Përshëndetje të gjithëve. Kënaqësi që e mora këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke ndihmuar ekipin tim. Falënderoj klubin e Tiranës, futbollistët, stafin dhe tifozët bardheblu, pa të cilët nuk do të kisha mundur ta merrja këtë çmim” – përfundoi Hasani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button