Kronika

Çela dhe Kim takim me koordinatorët e viktimave pranë prokurorive: Rol të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u takuan sot me koordinatorët e viktimave në Pogradec.

Ambasadorja Kim i falënderoi ata për rolin kritik që luajnë në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe krimeve të tjera. Ajo theksoi se dhuna ndaj grave duhet të ndiqet penalisht.

Ambasadorja gjithashtu u takua me stafin e “Une Gruaja” ku mësoi në lidhje me përpjekjet e tyre për të mbështetur viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe për të fuqizuar gratë dhe të rinjtë.

Ajo i nxiti të dyja grupet që të vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme.

Në një prononcim për mediet pas takimit Kryeprokurori Çela theksoi se koordinatorët e viktimave pranë prokurorive aktualisht funksionojnë në të gjithë sistemin e Prokurorisë shqiptare.

“Takimi u fokusua pikërisht në mbështetjen që duhet ti japim forcimit të tyre të mëtejshëm duke pasur në fokus situatën e krimeve në shoqërinë shqiptare ndaj femrave, ndaj të miturve, ndaj më të dobëtëve. Ky takim shërbeu përveç se mbështetjes që ne do t’i japim në vazhdimësi koordinatorëve, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin që operatorët e sistemit të drejtësisë, prokurorët, gjyqtarët duhet të jenë në mbështetjen e viktimave të dhunës. Kjo ndihmë do të jetë e vazhdueshme patjetër, do të jetë në qendër të fokusit të punës sonë dhe natyrisht do të kemi mbështetjen e vazhdueshme edhe të ambasadës së SHBA misionit OPDAT, i cili e ka në fokus rolin e koordinatorëve”, tha ai.

Ndërsa ambasadorja Kim u shpreh se, “ndodhemi këtu sot për tu takuar me koordinatorët e viktimave të cilët vijnë nga Korçë, Elbasani dhe Pogradeci. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe kështu që donim të shinim sesi po shkonin dhe çfarë mund të bëjmë më shumë për ti ofruar më shumë mbështetje”.

“Prokurori i Përgjithshëm dhe unë folëm për rëndësinë për të vazhduar ndjekjen e krimeve zgjedhore dhe në të gjitha rastet ku krime viktimat duhet të marrin atë që u përket atyre, por gjithashtu edhe shkelësit duhet të dënohen”, theksoi Kim.

“Gjithashtu folëm edhe për rëndësinë tejet të madhe që ka ruajtja dhe mbajtja e rolit të prokurorëve”, shtoi ajo.

E pyetur për seancën e votimit në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Meta, Kim u shpreh se, “sot doja të fokusohesha tek drejtësia dhe koordinatorët e viktimave”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button