Kronika

“Ka vetëm pak vatra aktive”, Peleshi flet për situatën e fundit: Në Dukat e Karaburun e fituam betejën me zjarret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar sot se situata me zjarret në vend është përmirësuar. Në një postim në mediat sociale, Peleshi bën me dije se të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar.

Sipas ministrit situata nën kontroll është edhe në Lezhë, edhe pse ka disa vatra aktive. “Mbetet ende një vatër në fshatin Patalej në bashkinë Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri. Por situata është nën kontroll”, sqaron Peleshi.

Ndërkohë sot është mësohet se është raportuar një vatër zjarri në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, dhe sipas ministrit këtu janë angazhuar forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës për të vënë situatën nën kontroll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button