Ekonomia

MZHUT, hartë mbi situatën e mbetjeve urbane në vend

mbetje-476x350Për herë të parë, do të kemi një hartë të plotë, të pasqyrimit të situatës së mbetjeve urbane në gjithë vendin. Sektori i Mbetjeve të Ngurta, në Ministrinë e Zhvillimit Urban është drejt përfundimit të një databaze, një hartë dhe një dokument përmbledhës që do të pasqyrojnë gjendjen aktuale të mbetjeve në gjithë territorin e Shqipërisë, duke grumbulluar informacion nëpërmjet vizitave në terren në të gjitha Njësitë e Qeverisjes Vendore (NJQV) si dhe në mënyrë shkresore.

Kjo iniciativë është e para e këtij lloji, që ndërmerret nga një qeveri shqiptare. Qëllimi është të informojë komunitetin dhe gjithë të interesuarit me të dhëna të detajuara mbi venddepozitimet e mbetjeve të ngurta në NJQV, duke synuar që në përfundim të gjykohet mbi prioritizimin e këtyre venddepozitimeve, sipas rrezikshmërisë që paraqesin në aspektin e planifikimit të territorit dhe turizmit. Deri tani është kryer evidentimi i të dhënave dhe nevojave në 33 (nga 65) NJQV.
Ky evidentim mbetet aktual dhe me vlerë për pasqyrimin e problematikës për gjithë territorin e Shqipërisë, për Njësitë e reja të Qeverisjes Vendore, që priten të krijohen nga formatimi i ri administrativo-territorial. Në këto kushte do të përqasen të dhënat e reja demografiko-gjeografike me të dhënat e grumbulluara, dhe do të rivlerësohet situata për të marrë masa konkrete, për mbylljen e venddepozitimeve të rrezikshme dhe vendndodhjen e venddepozitimeve të reja rajonale, duke u mbështetur në legjislacionin e mbetjeve, dokumentet strategjike si dhe politikat e reja të BE-së për mbetjet.
Deri tani vërehet se venddepozitimet aktuale të mbetjeve kanë problematika thelbësore me kushtet minimale që duhet të ofrohen për një trajtim të mbetjeve të ngurta urbane. Landfillet aktuale, ndonëse ofrojnë kushte sanitare, kanë problematika të tjera për sa i përket kostove për mirëmbajten dhe mundësive për trajtim. Referuar politikave të fundit të BE-së, objektivat për minimizimin e mbetjeve që depozitohen në landfille, paraqesin vështirësi për realitetin shqiptar, konstatuar edhe nga vizitat në terren.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button