Kronika e zeze
Elbasan, humb jetën punëtori, u rrëzua nga kati i shtatë i një pallati në ndërtim
Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën ditën e sotme në Elbasan pasi u rrëzua nga kati i shtatë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër pranë bashkisë së qytetit, ku një person që punonte në këtë pallat është rrëzuar aksidentalisht nga kati i shtatë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Identiteti i viktimës, rreth 40 vjeç ende nuk dihet. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.