Ekonomia

Japonia do të financojë 68,220 euro për rihabilitimin e shkollave në Vaun e Dejës

Qeveria japoneze do të financojë 68,220 euro për rihabilitimin e shkollave në Vaun e Dejës.

Marrëveshja për financimin e këtij projekti pritet të nënshkruhet nesër në Tiranë nga zëvendësshef i misionit dhe ministër në ambasadën e Japonisë në Shqipëri rezident në Romë, Hiroshi Yamauchi dhe kreu i bahkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Që nga viti 1998, Japonia ka financuar mbi 21 projekte të ndryshme bazë, 15 prej të cilave kanë të bëjnë me rehabilitimin apo ndërtimin e shkollave fillore.

Japonia ka shkëmbyer notë zyrtare në korrik të vitit 2015 për projektin për dhurimin e qeverisë shqiptare të makinave japoneze miqësore me mjedisin, projekt në vlerën 500 milionë jen (pothuajse e njëjta vlerë në lekë).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button