Kronika

Ndalohet i dyshuari për eleminimin fizik të Tom Doshit, para një jave u tentua ekzekutimi i tij me tritol

Akuzat e deputetit Tom Doshi për vrasje me pagesë kanë sjellë dhe shoqërimin e parë në polici. Një person është shoqëruar nga uniformat blu, rreth ores 11:00 te paradites, vetëm pak momente pasi prokuroria deklaroi nisjen e hetimeve mbi deklaratat.

20150303-134121Shtetasi quhet Durim Bami dhe momentalisht po merret në pyetje nga shefi i krimeve të Rënda, Ilirjan Balla.

Shoqërimi i tij vjen vetëm një ditë pasi vetë deputeti bëri publike para medias, fill pas vendimit për përjashtimin e tij nga PS-­ja, se ka informuar strukturat përgjegjëse për planin mbi vrasjen e tij, duke akuzuar Metën si personin që ka paguar para për zhdukjen e tij dhe të deputetit Mëhill Fufi.

Durim Bami

Vetem nje jave me pare, ky person, cilesuar nga policia si me precedente penal i shpëtoi tentativës për atentat me lëndë eksplozive. Automjetit te tij tip “BMW X5″ në Fushë Krujë iu vendos rreth 200 gr eksploziv, por që është identifikuar pa arritur të shpërthente. “Mjeti me targa AA 858 IS, ishte parkuar në lagjen “Grumbullimi” në qendër të Fushë Krujës, ku dhe është evidentuar tritoli mëngjesin e kësaj të diele. Automjeti i përket shtetasit me iniciale D.B, i njohur nga policia si person me precedentë kriminalë, i cili mendohet se ka qenë shenjestra e atentatit”­ njoftoi diten e ngjarjes policia. Sasia e lëndës eksplozive, tip tritol, u gjet në rrotën e përparme të automjetit dhe lidhja e tij ishte bërë në mënyrë të tillë që automjeti do të hidhej në erë sapo të niste lëvizjen.

Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafuka, i zhdukur prej një muaji.

Bami rezulton i dënuar më parë me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button