Teknologji

Arion Kurtaj, 18-vjeçari që hakoi sistemet e GTA 6

Ai thotë se do t’i kthehet krimit kibernetik pas lirimit nga burgu

Një haker shqiptar 18-vjeçar që i shkaktoi 8 milionë euro dëm kompanisë që prodhon video-lojën Grand Theft Auto, është zotuar se do t’i kthehet krimit kibernetik kur të lirohet nga burgu.

Arion Kurtaj kishte vjedhur kodet dhe pamjet e video-lojës ende të pa lansuar GTA 6 që zhvillohet nga Rockstar Games, transmeton Telegrafi.

Hakeri shqiptar në Britani, një anëtar kyç i grupit të krimit kibernetik Lapsus$, shantazhoi gjithashtu firmën e telekomit BT/EE, duke kërkuar shpërblim prej 4 milionë dollarësh.

Arion Kurtaj, 18-vjeçari që organizoi sulmet kibernetike ndaj Uber, Microsoft dhe GTA6 si pjesë e grupit Lapsus$
Lexo po ashtu
Arion Kurtaj, 18-vjeçari që organizoi sulmet kibernetike ndaj Uber, Microsoft dhe GTA6 si pjesë e grupit Lapsus$
Së bashku me një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk përmendet, hakuan prodhuesin e çipave kompjuterik NVIDIA, kompaninë Uber dhe bankën online Revolut, midis korrikut 2021 dhe shkurtit 2022.

Një juri e dënoi Kurtajn nga Oksfordi, për 12 vepra të ndryshme pas një gjurmimi shtatë-javor në gusht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button